Derbi special Ahmataj-Abilaliaj/ Dikur luanin bashkë me Tiranën, tani “luftojnë” ndaj njëri-tjetrit
Arbër Abilaliaj dhe Julian Ahmataj janë dy trajnerë, që në të shkuarën karriera si futbollistë i bashkuar me njëri-tjetrin. Si lojtarë, ata kanë qenë pjesë e të njëjtit ekip në sezonin 2009-2010, kur luanin me Tiranën.
Vlonjati vinte pas një aventure te skuadra e Besës së Kavajës, ndërsa Ahmataj nga Elbasani. Ky i fundit qëndronte vetëm një sezon në atë periudhë, ndërsa Abilaliaj dy sezone, përpara se të transferohej në Kroaci te skuadra e Inter Zapresiç. Sakaq, Ahmataj pas aventurës me Tiranën, kalonte te Flamurtari, ekipi nga ku ka dalë si futbollist Abilaliaj.
Nëse dikur ishin shokë ekipi, tani e shohin veten si kundërshtarë në dy skuadrat me të urryera dhe në një duel të ethshëm edhe personalisht mes tyre. Gara është e thjeshtë, cili ka zgjedhur strategjinë më të mirë për të fituar derbin e kryeqytetit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"