Derbi me Kristal Palas, Çelsi rrezikon të humbasë 3 ndeshje radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 14:46

Derbi me Kristal Palas, Çelsi rrezikon të humbasë 3 ndeshje radhazi

Çelsi është në rrezik që të humbasë tre ndeshje radhazi në kampionat për herë të parë këtë sezon nëse gjërat shkojnë keq në derbin me Kristal Palasin.

celsi

Por trajneri Mauricio Poçetino ka fituar 12 nga 14 përballjet e tij në Premier Ligë kundër “shqiponjave”, më shumë se ndaj çdo rivali tjetër. Argjentinasi i ka fituar gjithashtu të gjashta përballjet me trajnerin Roi Hoxhson në karrierë.

Çelsi mund të fitojë 13 ndeshje radhazi në kampionat kundër të njëjtit rival për herë të parë në histori. Për Kristal Palasin do të ishte gjithashtu një rekord nëse do të humbiste 13 ndeshje radhazi në Premier Ligë kundër një rivali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"