“Depai ishte vetëm viktima e parë”, Majk Menja: Katër gola ndaj Holandës, mesazh drejt Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 12:15

“Depai ishte vetëm viktima e parë”, Majk Menja: Katër gola ndaj Holandës, mesazh drejt Europianit

Për Majk Menja ishte e para si titullar në portën e nënkam pionëve të botës dhe nëse Mbape e Grizman realizonin, ai e shënoi “golin” e tij duke hipnotizuar Memfis Depain nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 95- të, por ndërkohë pretendon edhe më shumë sesa kaq në të ardhmen.

menja

“Me Depain ishte një duel psikologjik dhe doja me çdo kusht që ta trembja, duke provuar me lëvizjet e mia që të zija sa më shumë hapësirë të portës. Ia dola dhe jam i lumtur për këtë, sepse e vërteta është që unë preka shumë pak topa ndaj Holandës dhe nuk meritonim të pësonim qoftë edhe këtë gol, që sido që të ishte nuk do të vinte në rrezik rezultatin dhe fitoren tonë. Jam i lumtur për atë që tregoi skuadra në fushë, por edhe për paraqitjen time si titullar, pasi besoj se si puna e Depait do të ketë edhe shumë të tjerë që do të ndalen përpara meje”, u shpreh si fillim francezi.

Ai gjithashtu tha: “Shumë vetëbesim? Pa vetëbesim nuk shkohet askund dhe mendoj se edhe pjesë tjetër e skuadrës, me 4 golat e shënuar, mendoj se donte të jepte një mesazh të fortë që në fillim se kush është kandidati kryesor për fitimin e Europianit të radhës. Gjithashtu, ndryshe nga eliminatoret e Botërorit, këtë herë duhet ta mbyllim sa më qetë dhe sa më pastër çështjen e kualifikimit. Si më pritën shokët si titullarin e ri? Këtu kemi një grup që zgjedhjet e trajnerit i bisedon, i vlerëson dhe i pranon. Kam besim e të gjithëve”, u shpreh Menja.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"