Denver më i miri në NBA, Boston pëson humbjen e parë sezonale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 14:31

Denver më i miri në NBA, Boston pëson humbjen e parë sezonale

Denver Nuggets mbetet skuadra më e mirë në NBA, me 7 fitore të arritura deri më tani. Më e fundit ndaj New Orleans, me shifrat 134-116. Sfidë e komanduar nga kampionët në fuqi, ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic me një “triple double”, autor i 35 pikëve, 14 pikëve e 12 rebound.

jokic-770x428

Natë për t’u harruar kjo për dy skuadra e Los Angeles. Ajo e Clippers u mund 111-97 në fushën e Neë York. Për vendasit u dalluan Randle me 27 pikë e Barrett me 26. Humbje edhe për Lakers, që në sekondën e fundit u mundën 108-107 nga Miami Heat. James realizoi 30 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Miami u dallua Butler me 28 pikë, mbështetur edhe nga Adebayo me triple double, 22 pikë, 20 rebound e 10 asist.

Në Lindje, Boston Celtics pësoi humbjen e parë, por vazhdon të mbajë kreun. Ishte Minnesotta ajo që i shkaktoi humbjen e parë skuadrës kryesuese, duke fituar në shtesë 114-109. Edward shkëlqeu për vendasit me 38 pikë, duke bërë të pavlefshme 58 pikët e dyshes Tatum-Broën. Ndërsa pretendentët e Milwaukee Bucks, falë 36 pikëve e 12 rebound të Antetokounmpo, mundën 129-125 Brooklyn Nets jashtë fushe.

N

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"