Dënimi nga FSHF-ja, sfida e sotme e Superiores do të luhet pa praninë e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 10:30

Dënimi nga FSHF-ja, sfida e sotme e Superiores do të luhet pa praninë e tifozëve

Erzeni-Egnatia do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, aty ku shijakasit janë pritës. Mirëpo, ky takim do të luhet pa praninë e spektatorëve për shkak të dënimit të fushës së klubit të Erzenit nga Komisioni i Disiplinës.

egnatia erzeni

Në stadium do të jenë vetëm përfaqësues të dy klubeve në tribunën qendrore, aq sa përcakton rregullorja e FSHF-së në rastet kur ndeshja luhet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, sot shijakasit nuk do të kenë të gatshëm kapitenin Ardit Peposhi, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të mungojë një ndeshje. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë në dispozicion të trajnerit Alfred Deliallisi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"