Dënimi i mbyll karrierën, Pogba zbulon vendimin për të ardhmen: Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 15:36

Dënimi i mbyll karrierën, Pogba zbulon vendimin për të ardhmen: Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer

Dënimi i dhënë sot ndaj Pol Pogba me katër vite pezullim për përdorim dopingu, praktikisht i ka mbyllur karrierën mesfushorit francez. Është e pamendueshme që ai të kthehet përsëri në fushat e lojës pas një dënimi të tillë ndaj goditja e sotme ka qenë shumë e rëndë për francezin.

pogba-675x450

Por ky i fundit, ka bërë të qartë se do të apelojë vendimin, duke shpresuar që të ketë një ndryshim të masës që është dhënë ndaj tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të qartë se do i drejtohet KAS për të gjetur drejtësinë.

“Unë jam informuar sot për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se denimi nuk është korrekt.

Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer që më është hequr gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time futbollistike si profesionist.

Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet më e qartë, por unë nuk kam marrë asnjëherë me ndërgjegje të plotë ndonjë suplement që thyen rregulloret anti-doping.

Si një sportist profesionist, unë nuk do të bëja asgjë për të përmirësuar performancat e mia duke përdorur substanca të palejuara dhe nuk kam treguar asnjëherë mungesë respekti apo nuk kam mashtruar kolegët sportistë apo mbështetësit e ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur apo kam qenë kundërshtar.

Si pasojë e vendimit që është bërë publik sot, unë do ta apeloj para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv”, shkruante Pogba në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"