Dënimet e Robinjos dhe Alvesh, kapiteni Danilo: Kemi përgjegjësi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 23:31

Dënimet e Robinjos dhe Alvesh, kapiteni Danilo: Kemi përgjegjësi!

Mbrojtësi brazilian Danilo, i cili është njëkohësisht kapiteni i “Seleçaos”, foli në konferencën përpara Anglisë edhe për dënimet e Dani Alveshit dhe Robinjos me akuzën e përdhunimit. Sipas mbrojtësit të Juves, duhet bërë një punë edukuese me të rinjtë:

danilo-cbf-570x321

“E kuptoj që në pozicionin tim, si lojtari me karrierën më të gjatë në kombëtare, duke luajtur rolin që luaj, është e rëndësishme që të flas. Mendoj se është e rëndësishme të ndërgjegjësohet brenda ekipit brazilian, në kategoritë e të rinjve. Por kjo nuk ndodh vetëm në futboll, është një reflektim i shoqërisë dhe bëhet pasqyrë në futboll. Si atletë të nivelit të lartë, ne duhet të kuptojmë rolin tonë në shoqëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"