Dëmtohet portieri i Anglisë, klubi i “sheikëve” të Premier Ligës i hedh sytë nga De Gea

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 9:20

Dëmtohet portieri i Anglisë, klubi i “sheikëve” të Premier Ligës i hedh sytë nga De Gea

Njukasëlli po shqyrton opsionet e tyre, duke përfshirë një lëvizje të mundshme për portierin me parametër zero David de Gea, ndërsa presin rezultatet e skanerit për dëmtimin e shpatullës së Nik Poupit.

david de gea

Portieri anglez pritet të ketë një pushim të gjatë, me një operacion që konsiderohet aktualisht mënyra më e mundshme e rregullimit të problemit në shpatull.

Mungesa dyshohet të jetë rreth katër muaj, pasi ai u detyrua të largohej vonë nga fusha në fitoren 1-0 të Njukasëllit ndaj Mançester Junajtidit, ku i ka dalë sërish shpatulla, duke iu përsëritur dëmtimi në Bërnlej. Atëherë ai nuk luajti nga korriku 2018 deri në janar 2019.

“Mail Sport” ka zbuluar se një opsion i “qymyrxhinjve” në merkato për ta zëvendësuar është David de Gea, ish-portieri i Junajtidit, i cili është pa skuadër që prej largimit të tij nga “Old Trafford” në verë. Spanjolli është ende në kërkim të një klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"