Dëmtohet Buskets, klubi: Vendos ai për rinovimin
Dëmtimeve nuk i ka shpëtuar as Barcelona. Pas Dembelesë, që do të qëndrojë për 5-6 javë larg fushave, katalanasit kanë humbur dhe shërbimet e kapitenit Serxho Buskets.
Ai është dëmtuar që në fillimin e takimit kundër Seviljes. Për të bëhet fjalë për një problem në kavilje, teksa për momentin klubi ka njoftuar se kapiteni do të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë. Ndërkaq, nga vetë klubi i Barcelonës ka pasur dhe një qëndrim në lidhje me situatën e kontratës së Busketsit.
Drejtori sportiv, Mateu Alemani, ka sqaruar mediat se Ksavi dhe vetë lojtari do ta vendosin se çfarë do të bëjnë. “Buskets e di qëndrimin tonë. Mendoj se vendimi përfundimtar i takon atij dhe trajnerit Ksavi. Ata do të ulen për të folur mes tyre dhe që andej do të dalin në një përfundim”, ka thënë Alemani.
PANORAMASPORT.AL
