Dëmtimi serioz në kofshë, zbulohet se sa javë do të qëndrojë jashtë fushave Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 8:45

Dëmtimi serioz në kofshë, zbulohet se sa javë do të qëndrojë jashtë fushave Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç ka vijuar për të tretën ditë radhazi të stërvitet i veçuar pas një problemi fizik të hasur në grumbullimin me Suedinë. Por kjo nuk përbën një lajm të mirë pasi kofsha e tij shqetëson mjekët e klubit.

ibrahimovic

Në këto rrethana, lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Napolit, teksa gjendja e tij do të monitorohet rishtazi në fillim të javës së ardhshme.

Pasi vendosi rekordin për golin më “të moshuar” në Serinë A, 12 ditë më parë, sulmuesi i nënshtrohet përsëri moshës duke ankuar një dhimbje në kofshë gjatë stërvitjes me kombëtaren e vendit të tij.

Ajo që u duk një problematikë e zgjidhshme në pak ditë, tashmë detyron Ibrën të ndalojë të paktën dy javë për herë të parë pas rikthimit nga riaftësimi prej operacionit në gju të kryer në maj të vitit të kaluar.

TË TJERËT – Në ditët e fundit, 41-vjeçari ka punuar në palestër në “shoqërinë” e Pier Kalulusë që me Francën U-21 pësoi një dëmtim në pulpë.

Me ta edhe Zhunior Mesiasi që problemin fizik e ka në kofshë. Sidoqoftë, nga e mërkura Stefano Pioli ka pasur në dispozicion të gjithë grupin, pasi u kthyen edhe lojtarët e larguar drejt kombëtareve.

Synimi do të jetë përgatitja për ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Napolit, ku Stefano Pioli synon të rreshtojë ekipin me 4-2-3-1 pas zhgënjimeve të fundit që kampionët e Italisë kanë arritur në kampionat me 3-4-2-1-shin.

Për t’u përcaktuar interpretuesit, por për këtë trajneri do të ketë edhe pak kohë në dispozicion për të zgjidhur dilemën e prapavijës. Në mungesë të Kalulusë, janë Kjaer dhe Çau që luftojnë për një vend titullari krah Tomorit.

Sa i përket sulmit, Zhiru duket i paprekshëm me Origin si alternativë, ndërsa në korsi do të veprojnë Salmakers e Leao me Diazin si fantazist pasi vështirë që De Ketelare të jetë titullar, edhe pse me Belgjikën dhuroi një asist në fitoren kundër Gjermanisë të martën mbrëma.

milan

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"