Dëmtimi i sulmuesit të Tiranës/ Florent Hasani, problemi i Ahmatajt para derbit me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 21:15

Dëmtimi i sulmuesit të Tiranës/ Florent Hasani, problemi i Ahmatajt para derbit me “demat”

Florent Hasani në këtë moment është problemi kryesor i Tiranës në prag të derbit të 3 dhjetorit me Partizanin. Sulmuesi i bardhebluve nuk luajti fare në pjesën e dytë  të ndeshjes ndaj Egnatias dhe kjo ka shqetësuar jo pak stafin teknik të Tiranës.

hasani

Futbollisti ka një problem në gju, teksa do të shihet në ditët në vazhdim nëse do të jetë në derbin me Partizanin. Hasani është lojtari kryesor i Tiranës këto dy sezonet e fundit.

Ai ka shënuar tetë gola për bardheblutë duke u dhënë më shumë se dhjetë pikë Tiranës në këtë kampionat. Sulmuesi me shumë mundësi do të largohet këtë merkato janari, sepse në të kundërt mund t’u ikë bardhebluve me kosto zero në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"