Dëmtimi i Sokol Cikalleshit bën me “dhimbje koke” edhe Silvinjon, ja sa pritet të mungojë sulmuesi kavajas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:05

Dëmtimi i Sokol Cikalleshit bën me “dhimbje koke” edhe Silvinjon, ja sa pritet të mungojë sulmuesi kavajas

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka pësuar së fundmi një dëmtim, teksa nuk ishte i disponueshëm në ndeshjen e sotme ndaj Ankraraguçu, që përfundoi me rezultatin 1-1, për shkak të një dëmtimi të pësuar në minutën e 66-të në duelin ndaj Rizesporit. 

cika

Në raportin e publikuar së fundmi nga klubi turk i Koniasporit, bëhet me dije se Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë, teksa ky dëmtim ka bërë me “dhimbje koke” edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo, pasi sulmuesi rrezikon të humbasë edhe duelin ndaj Çekisë që Shqipëria do të zhvillojë 12 tetor në “Air Albania”.

cikaaa

Ngelet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojë rikuperimi i sulmuesit 33-vjeçar që ka qenë një element i rëndësishëm si me klubin e tij ashtu edhe me Kombëtaren.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"