Dëmtimi i rëndë i Gavit, shfajësohet trajneri De La Fuente: Vetë dëshironte të luante, ishte një aksident

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 13:05

Dëmtimi i rëndë i Gavit, shfajësohet trajneri De La Fuente: Vetë dëshironte të luante, ishte një aksident

Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente në një intervistë për “Cadena SER” ka folur për dëmtimin e mesfushorit Gavi. Ai u cilësua fajtori për atë dëmtim, teksa është shfajësuar duke thënë se vetë futbollisti dëshironte të luante.

gvai

“Barcelona nuk më kërkoi që të mos e lija Gavin të luante në ndeshjen e dytë dhe nuk e di se e kanë thirrur Federatën. Kur janë me ne, lojtarët duhet të mendojnë vetëm për kombëtaren, ashtu si kur largohen duhet të përqendrohen vetëm te klubi i tyre. Ne donim ta përdornim vetëm për 45 minuta. Ne gjithmonë i japim përparësi shëndetit të lojtarit. Të gjithë lojtarët e thirrur duan të luajnë çdo ndeshje, veçanërisht Gavi. Një ditë pas ndeshjes kundër Qipros, ai donte të stërvitej me një seancë normale në vend që të rikuperohej”.

Trajneri i kombëtares foli për momentet pas dëmtimit të lojtarit të Barcelonës: “Kam folur me të në pjesën e parë dhe ai më tha se pas goditjes së parë nuk kishte asgjë. Mjekët nuk vunë re asnjë problem në gjurin e tij dhe e lejuan të vazhdonte të luante. Nëse do ta kishim kuptuar që dëmtimi ishte i dukshëm apo lojtari do të na kishte paralajmëruar nuk do të kishte qëndruar as gjysmë sekonde në fushë. Mendimet e mjekëve? Nuk kam dëgjuar apo lexuar mediat për një kohë, jetoj më i qetë. Ishte një aksident, futbolli është një aktivitet me rrezik maksimal, siç ndodhi me Zheremi Pino në stërvitje. Lodhje? Të gjithë futbollistët duan të luajnë”, përfundoi De La Fuente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"