Dëmtimi i mbrojtësit sllovak, media franceze shton panikun tek Interi: Shkriniar mund të humbasë sezonin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 21:44

Dëmtimi i mbrojtësit sllovak, media franceze shton panikun tek Interi: Shkriniar mund të humbasë sezonin…

Mbrojtësi i Interit Milan Shkriniar mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit kundër Benfikas. Shkak për këtë është bërë dëmtimi dhe dhimbja që ndjen prej javësh në shpinë.fbhbffNë orët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak së supozohet që ka kryer një kontroll mjekësor në një klinikë të besuar të PSG- së, por ky lajm është mohuar nga vetë sllovaku. Por ajo që shqetëson më shumë tifozët zikaltër janë lajmet që vijnë nga Franca për dëmtimin e tij.

Sipas L’Equipe, dëmtimi i Shkriniar është një çështje vërtet serioze që mund të ndikojë edhe në të gjithë finalen e sezonit të mbrojtësit.

“A do të kthehet ai për të luajtur për klubin para fundit të sezonit?”-shkruan media franceze.

“Unë nuk jam shumë mirë. Kam probleme me shpinën me dhimbje që më arrijnë deri në këmbë. Fatkeqësisht nuk do të mund t’i luaj këto dy ndeshje me kombëtaren, erdha këtu për t’i thënë lamtumirë skuadrës”, tha Skriniar disa ditë më parë nga kampi stërvitor i Sllovakisë para se të kthehej në Milano.

Një problem fizik që ashtu si në Milano, po e ndjekin me ankth edhe në Paris, ku gjendja e mbrojtësit cilësohet si “e ndjeshme”, por gjithsesi nuk do të vihet në dyshim transferimi i tij nga Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"