Dëmtim i rëndë në stërvitje, futbollisti shqiptar këput ligamentin e gjurit dhe humbet sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:19

Dëmtim i rëndë në stërvitje, futbollisti shqiptar këput ligamentin e gjurit dhe humbet sezonin

Moment i vështirë për futbollistin shqiptar të Kosovës, Betim Fazliji, i cili ditën e sotme ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje me skuadrës e St Galen në Zvicër, duke humbur sezonin. 

FUR8GX4X0BQqGaq

Mbrojtësi që luan edhe si mesfushor, ka këputur ligamentin e gjurit të majtë. 24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë. Lajmi është konfirmuar nga klubi i St Galen, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare:  

LUZERN - ST.GALLEN

“FC St.Gallen 1879 do të duhet të bëjë pa mesfushorin Betim Fazliji për një kohë të gjatë. Betim Fazliji ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite. 24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit 2023/24”, shkruhet në njoftim.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"