“Demat” janë përsëri favoritw, 568 ditë pa humbje në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 19:10

“Demat” janë përsëri favoritw, 568 ditë pa humbje në derbi

Në dy vitet e fundit Tirana është rikthyer në listën e rivalëve të preferuar të Partizanit. Të kuqtë kanë arritur të dalin me sukses nga betejat me bardheblutë në dy sezonet e fundit, duke pasur një seri prej plot gjashtë derbesh.

partizani derbi

Katër sfida janë mbyllur me fitore për të kuqtë, teksa dy të tjera kanë përfunduar në barazim. Fitorja e fundit e Tiranës në derbi daton më 2 tetor 2022, kur Shehi ishte trajner në anën tjetër dhe në sulmin bardheblu luanin emra si Hasani apo Xhixha. Në atë sfidë shkëlqente laçjani me dy gola, duke mposhtur Partizanin thuajse i vetëm.

Kanë kaluar plot 568 ditë që nga humbja e fundit e Partizanit në një ndeshje kundër bardhebluve. Para pak vitesh të kuqve regjistronin një seri prej mbi 5 vitesh pa humbje në derbi. Ky rekord është ende shumë larg dhe duket mjaft i vështirë për faktin se skuadrat ndeshen të paktën 4 herë në sezon. Sakaq, në letër “demat” duken favoritë edhe në betejën e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"