Deliallisi: Erzeni do të tregojë forcën ndaj bluve, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 11:05

Deliallisi: Erzeni do të tregojë forcën ndaj bluve, kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve

Erzeni luan sot në transfertë ndeshjen e shtyrë, atë kundër Dinamos, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, në Durrës. Alfred Deliallisi, bashkë më grupin e tij do tentojë tri pikët, pavarësisht se përballë kanë një kundërshtar të vështirë e serioz.

deliallisi

Trajneri, në një prononcimpër “Panorama Sport” përpara analizës, e hap fjalën e tij me një ngushëllim për Duamenën, e me pas tregon që grupi ka një stabilitet si kurrë më parë e se specifikë kryesore janë pikët. Ai u pyet dhe për avantazhet apo disavantazhet që ka luajtja në Durrës, ku theksoi moralin e lartë që tifozëria mund të dhurojë me pjesëmarrjen e tyre.

“Së pari, ngushëllime familjes e njerëzve të Rrogozhinës për Duamenën, pasi ishte lojtar i jashtëzakonshëm e njeri me vlera tëmëdha. Kundër Dinamos, shkurtimisht do të mund të të thosha që t’ia lëmë fushës të flasë. Sepse ne futemi atje për të dhënë gjithçka nga vetja, madje përtej vetvetes, duke i interpretuar në formën më të mirë cilësitë tona, me përqendrim e përgjegjësi maksimale. Organika është e plotë përveç Kacbufit. Ata janë vërtet në harmoni të plotë pa doza emocionale si në fillime, e kjo është shumë e rëndësishme për mua, të jemi si një familje, e të kemi vazhdimësi. Çështja e stadiumit? Mendoj se nuk ka rëndësi ku luajmë, se ne të gjitha ndeshjet jashtë shtëpisë sonë i kemi, por mendoj që tifozëria duhet t’ipërgjigjet nevojës sonë për mbështetje, pasi kjo do të na e rriste moralin më tepër”, mbylli Deliallisi.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"