Deklaroi se Holanda do eliminohej nga SHBA-ja, Depai i kthehet keq ish-yllit të NBA-së: Lehët shumë, por nuk kafshuat…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 16:12

Deklaroi se Holanda do eliminohej nga SHBA-ja, Depai i kthehet keq ish-yllit të NBA-së: Lehët shumë, por nuk kafshuat…

Holanda mori biletën për çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar 2022 pasi mposhti Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultatin 3-1. 

638c8a82dacc7

Sapo mbaroi ndeshja, sulmuesi Memfis Depai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter është tallur ish-yllin e NBA-së, Charles Barkley, i cili më parë kishte siguruar se SHBA-të do të mundte holandezët në raundin e 16-të.

Ai leh shumë, por nuk kafshon”, ka shkruar Depai në postim në të cilin bashkangjiti një foto të Charles Barkley.

Charles Barkley pretendoi se Holanda do të ishte në telashe serioze kur të përballej me Shtetet e Bashkuara në raundin e 16-të.

“Ne po shkojmë kundër Holandës për të vazhduar të bëjmë histori. Unë garantoj që Holanda është në telashe “, tha ish-sportisti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"