Debutoi me humbje, trajneri Hima: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, ja pse u mund Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2023 | 16:07

Debutoi me humbje, trajneri Hima: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, ja pse u mund Burreli

Klevis Hima debutoi me humbje në krye të pankinës së Burrelit. Sipas ish-trajnerit të Laçit, matjanët meritonin të merrnin një pikë ndaj Bylisit. Trajneri Hima tregoi punën që ka bërë gjatë ditëve të fundit, arsyet pse Burreli nuk fitoi sot, si dhe përkrahu portierin, ndonëse pati faj te pësimi i një goli.

bandicam 2023-11-22 15-51-15-093

“I mërzitur nga përfundimi. Do të ishte më mirë ta nisja me rezultat pozitiv. Shënon i pari dhe ndodh ajo që ndodhi. Kemi kohë dhe kam besim që do të bëjmë më shumë punë konkretizuar me rezultate më të mira. Për këtë arsye vendosa të drejtoj Burrelin dhe kam besim

Gabimi i portierit?

Unë e kam ndjekur Burrelin dhe ishte besimi te këta lojtarë ndaj e pranova ofertën e matjanëve. Terreni ishte i vështirë për të dy ekipet.

Tentova në fundin e pjesës së dytë me 4-4-2 që të krijonim më shumë e të shënonin. Nuk arritëm, por presim ta bëjmë në vazhdim. Gabimi i portierit? U ndodh gjithë portierë, ndaj nuk dua ta quaj absolutisht të tillë, pasi shpëtoi një rast tjetër të vështirë. Është një portier me të ardhme dhe do të bëjë më mirë në vazhdim.

Katër ditë kam që punoj në Burrel. E kishim përgatitur takimin me goditje standarde, arritëm të shënojmë. Goli i pësuar shpejt nga një faull na bëri të hyjmë nën presion, pasi ekipi është edhe i rënduar psikologjikisht. Keqardhje, besoj se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i fushës”, përfundoi trajneri i Burrelit, Klevis Hima, për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"