Debutoi me humbje, flet trajneri i Shkumbinit: Mezi bëra 11-shen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 13:51

Debutoi me humbje, flet trajneri i Shkumbinit: Mezi bëra 11-shen

Love Kestelot debutoi me humbje. Nuk e ka bërë ende një muaj në stolin e peqinasve dhe iu desh që të parën ndeshje ta sajonte formacionin. Edhe pse Shkumbini dështoi në takimin me Vorën, nuk ka vend për shumë kritika.

shkumbini

Në mungesë të titullarëve, luajtën të rinjtë nga ekipi U-19. Ata u përpoqën dhe duhet thënë që disa mund të vlerësohen edhe me nota pozitive për atë çka prodhuan në fushë.

Pas asaj sfide, trajneri afrikan tha: “Skuadra ishte në vështirësi, pasi mezi kemi formuar 11- shen. Pavarësisht kësaj, jam i kënaqur nga loja e tyre. Përballë kishim një kundërshtar me titullarë dhe me përvojë. Skuadra jonë pret edhe mjaft afrime të tjera dhe do të përforcohet. Kam besimin se ecuria do të jetë mjaft e mirë”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"