Debutoi me disfatë në pankinën e lezhjanëve, Nikolin Çoçlli: Humbje që dhemb, Besëlidhja është zgjedhja e duhur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 10:20

Debutoi me disfatë në pankinën e lezhjanëve, Nikolin Çoçlli: Humbje që dhemb, Besëlidhja është zgjedhja e duhur!

Në përfundim të sfidës Tomori-Besëlidhja ka folur edhe trajneri i lezhjanëve, Nikolin Çoçlli:

NIKOLIN COCLLI

“Pa ia ulur vlerat dhe meritat Tomorit, mund të them me bindje të plotë se kjo humbje dhemb shumë. Me gabimet tona i kemi falur dy gola, por mënyra se si kemi luajtur dhe kemi reaguar, mua më ka lënë shumë të kënaqur. Kjo skuadër ka jo vetëm karakter, por edhe shumë cilësi.

Kjo është një arsye më shumë që unë të besoj te Besëlidhja ime. Nuk ka rëndësi pse kam debutuar me humbje në planin personal, pasi ne kemi qenë krejt të pafat sa i përket rezultatit.

Unë kam kuptuar se kam bërë zgjedhjen e duhur, dhe me ambientin që më rrethon dhe kontigjentin që kam, ju siguroj se do të shihni një tjetër Besëlidhje në të ardhmen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"