Debutimi në kampionat, Erbim Fagu: E vështirë të ndryshosh rrjedhën e ndeshjes kur nuk ke një organikë të plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 19:50

Debutimi në kampionat, Erbim Fagu: E vështirë të ndryshosh rrjedhën e ndeshjes kur nuk ke një organikë të plotë

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Laçin në “Elbasan Arena”. Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu, foli për situatën që ndodhet skuadra e tij, duke thënë se kushtëzohet nga dëmtimet.

bandicam 2024-02-26 19-38-39-802

“Sigurisht na vjen keq për rezultatin, por i tillë është futbolli. Shpresoj që të rregullojmë këto situata të vështira gjatë ndeshjes në të ardhmen.

Në stolin e rezervave kemi lojtarë të rinj, por janë pjesë e organikës. Kur kanë mundësinë të luajnë, ata shprehen sa më mirë. Kur kishim nj dëmtim të Metës, u munduam të ndryshonim rreshtim. Është e vështirë të ndryshosh rrjedhën e lojës kur nuk ke një organikë të plotë, por kemi ndeshje përpara dhe do i rregullojmë.

Siç thashë dhe më përpara, nuk kemi një organikë të pasur. Këta lojtarë kanë luajtur thuajse çdo tre ditë. Armiku ynë kryesor është lodhja fizike. Për të rregulluar kemi shumë, sidomos në aspektin defensivë.

Në momentin që ne shënuam, duhet të ishim akoma më shumë agresivë, duhet të kishim më shumë kontroll në ndeshje, por u goditëm në një moment papritur.

Kemi në dispozicion tre ditë për të përgatitur këtë ndeshje. Mendoj se djemtë janë koshient për situatën. Shumë e vështirë për grupin e lojtarëve që kemi në dispozicion. Shpresoj që ndeshja me Vllazninë të jetë një kthesë për këtë skuadër.

Najdovski për momentin është kthyer në stërvitje me vrapime. Të paktën për një javë të kthehet me skuadrën. Për Metën nesër do të kemi një përgjigje më të saktë për shkallën e dëmtimit”, u shpreh Fagu për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"