Debutimi me fitore në krye të Butrintit, Bano: Më pëlqeu ekipi, fitore me karakter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 18:20

Debutimi me fitore në krye të Butrintit, Bano: Më pëlqeu ekipi, fitore me karakter

Artan Bano debuton me fitore  në krye të Butrintit duke mundur minimalisht 1-0 Pogradecin në javën që lamë pas. Trajneri i Butrintit i kënaqet ekipit, megjithatë evidenton se punë kanë ende.

Traineri i Lushnjes Artan Bano, gjate ndeshjes se futbollit, Lushnja-Partizani, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Roza Haxhiu, ne qytetin e Lushnjes.

Traineri i Lushnjes Artan Bano, gjate ndeshjes se futbollit, Lushnja-Partizani, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Roza Haxhiu, ne qytetin e Lushnjes.

“Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, por pikët kanë vlerë. Më pëlqeu ekipi, shpirti dhe grinta e lojtarëve. Vijmë nga një ligë më poshtë dhe duam kohë të ambientohemi.

Treguam forcë e karakter dhe ia dolëm. Jam i bindur se kemi luajtur një ndeshje të interpretuar shumë mirë profesionalisht. Meritë për këtë sukses kanë edhe tifozët, të cilët nuk reshtën së mbështeturi ekipin, edhe kur ai gjendej nën trysninë e kundërshtarit.

Presidenti Gurma pas ndeshjes u fut në dhomat e zhveshjes dhe na përgëzoi e na premtoi mbështetje pa kufi”, tha për gazetën lushnjari i stolit sarandjot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"