Debutimi historik me fitore i Maliqit në Kategorinë e Parë, flet trajneri Malësia: Treguam që kemi grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 19:53

Debutimi historik me fitore i Maliqit në Kategorinë e Parë, flet trajneri Malësia: Treguam që kemi grup

Maliqi e nisi me këmbë të mbarë edicionin dhe kjo është një fitore që nuk do të harrohet kurrë as prej Egli Malësisë, pasi bëhet fjalë për debutimin historik në Kategorinë e Parë.

malesia

Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri vlerëson lojtarët, por njëherësh mundohet që të ulë euforinë për vazhdimësinë.

“Jam i kënaqur me lojën e ekipit. Treguam se kemi një grup të mirë që mund të bëjmë mirë gjatë kampionatit, duke punuar me besim. Ky fillim i mirë do na shërbejë për moral në vazhdimësi.

Përgëzoj djemtë për gjithçka dhanë në fushën e lojës. Ishte thjesht një ndeshje e cila duhet lënë pas tani. Nuk duhet të festojmë gjatë, sepse anti-Vora vjen shumë shpejt”, përfundoi tekniku i maliqarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"