Debutim ëndrrash në moshën 32-vjeçare/ U fut nga stoli dhe shënoi dopietë pas 147 sekondash, sulmuesi spanjoll hyn në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 23:42

Debutim ëndrrash në moshën 32-vjeçare/ U fut nga stoli dhe shënoi dopietë pas 147 sekondash, sulmuesi spanjoll hyn në histori

Joselu Mato po jeto një ëndërr në karrierën e tij. Me 27 mars ai do të festojë 33-vjetorin e lindjes, ndërkohë që mbrëmjen e sotme,  nuk ka për ta harruar kurrë.

Joselu

Sulmuesi i Espanjolit, bëri debutimin e tij me fanellën e Spanjës, teksa arriti të shënonte në duelin ndaj Norvegjisë, 147 sekonda pas aktivizimit, teksa vetëm 2 minuta i mjaftuan për të shënuar dopietë. Joselu u bë kështu lojtari më i vjetër që shënon në debutimin e tij për Spanjën që nga shtatori i vitit 2006, si dhe u bë zëvendësuesi i parë që shënon dy gola në debutimin e tij për Spanjën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"