DEBATI NË STUDIO/ “Zgjedh Mitajn para Dimarkos, gjithë ditën e gjithë natën”, deklarata e Jupit befason Jeminin. Ish-futbollisti i Kombëtares: Ta jap me garanci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 23:23

DEBATI NË STUDIO/ “Zgjedh Mitajn para Dimarkos, gjithë ditën e gjithë natën”, deklarata e Jupit befason Jeminin. Ish-futbollisti i Kombëtares: Ta jap me garanci

Redi Jupi mendon se vlerat e futbollistëve të Italisë me ata të Shqipërisë tashmë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës. Duke folur në ”Procesi Sportiv”, ai krahasoi lojtarët e dy ekipeve, duke befasuar jo pak Lorenc Jeminin kur tha se Mitaj ishte një lojtar më i mirë se Dimarko.

MixCollage-11-Jun-2024-04-41-PM-9867

DEBATI NË STUDIO

JUPI: Është pak e vështirë të bësh krahasimin lojtar për lojtar të Shqipërisë dhe Italisë. Por mbase është hera e parë në të cilën ne nuk jemi aq shumë larg në vlera në raport me përbërjen e Italisë. Donaruma është një portier i mirë, por nuk ka një vlerë aq të lartë specifike në raport me portierin tonë. Mbrojtja është deri diku modeste, këta që luajtën me Bosnjën, si vlerë teknike…

JEMINI: Italia është në vend të pestë në Europian për nga vlera e lojtarëve. Ne nuk jemi…

JUPI: Çfarë po them tani, përplas Gjimshitin me Buonxhornon. Ti kë do merrje për shembull? Hiq tifozllëkun, nacionalizmin dhe patriotizmin, kështu po e bëj. Atë Kaafiorin nuk jam i sigurt dhe nuk e kam parë shumë por ama me Ismajlin dhe Kumbullën nuk është se ka një diferencë aq të madhe. Për mua Mitaj është më i mirë se mbrojtësi i majtë i atyre. Në mesfushë, Asllani ka një vlerë të përafërt me Zhorzhinjon. Pra nëse në një moment tjetër Italisë nuk i krahasoheshin fare lojtarët e tyre me tanët, tani ka një farë krahasimi. Unë mes Skamakës dhe Brojës, do të merrja Brojën të them të drejtën. Në repartet e tjera, Fratezi, Kieza e këta, të tjerët i kanë më lart, patjetër që janë ata. Por duke parë këtë pastaj, ka të bëjë shumë se si do të funksionojë bashkë skuadra dhe si do e interpretojnë lojën dhe çfarë do japin atë ditë në përballjet direkte.

JEMINI: Redi, si Mitaj më i mirë se Dimarko?

SINEMATI: Po Broja s’ka luajtur fare…

JUPI: Edhe Skamaka pak ka luajtur.

JEMINI: Redi, Mitaj më i mirë se Dimarko? (qesh)

JUPI: Patjetër! Gjithë ditën, gjithë natën!

JEMINI: Redi ose flet me shumë patriotizëm…

JUPI: Fare!

JEMINI: Nëse Mitaj është më i mirë se Dimarko, atëherë në rregull, dakord…

JUPI: Ta jap me garanci unë.

JEMINI: Po si tani, ai është kampion Italie…

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"