De Ligt harron mbrojtjen e klubeve gjermane: Shënoj sa më tepër gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 17:30

De Ligt harron mbrojtjen e klubeve gjermane: Shënoj sa më tepër gola

Matajs de Ligt rrëmbeu çmim të rëndësishëm në fund të sezonit të shkuar, duke u “dekoruar” si “goli më i bukur” i ligës gjermane në ciklin 2022-2023, i cili erdhi kundër Fraiburgut prej një distance me më tepër se 30 metra.mnhm

Megjithatë, egoja e ish-juventinit duket se nuk ka të ndalur. Në prononcimin e fundit ai është shprehur se kërkon të luajë sa më i avancuar në kuadratin mik, me misionin e golave: “Fokusimi është te golat. Dua të shënoj sa më tepër. Më pëlqen të luaj më ofensiv në zonën mike dhe të jem i rrezikshëm në goditjet e lira. Shpresoj të finalizoj sa më tepër raste. Po përpiqem të rregulloj shënjestrën”, përfundoi mbrojtësi me numër 4 në “shtëpinë” e Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"