De Laurentis vendos që t’i vërë flakën supersfidës me Juven, presidenti i Napolit akuzon: Çdo vit fitohet me mashtrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 10:40

De Laurentis vendos që t’i vërë flakën supersfidës me Juven, presidenti i Napolit akuzon: Çdo vit fitohet me mashtrime

Aurelio De Laurentis vendos që t’i vendosë flakën sfidës mes Juventusit dhe Napolit. Dhe këtë, numri një i klubit kampion Italie e bën në ditën e vlerësimit të Luçiano Spaletit, njeriut që i dha titullin e tretë të historisë këtij klubi.

de laurentis

Trajneri i kombëtares “axurre” u prit nga De Laurentis dhe nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, me këtë të fundit që shpalli Spaletin “Qytetar nderi”, si shenjë mirënjohjeje për atë që bëri në aspektin sportiv, në Napoli.

Por ajo që goditi më së shumti në këtë ceremoni madhështore, ishte fjala e Aurelio De Laurentisit, i cili nuk nguroi që të lëshojë një akuzë direkte ndaj rivalëve të sotëm: “Fitorja e titullit kampion ishte një eksperiencë madhështore, unike dhe shpresojmë e përsëritshme. Madje ua premtoj se do të festojmë shumë shpejt sërish, – bëri hyrjen e tij De Laurentis.

“Ne këtu teNapoli kemi punuar çdo ditë në maksimum për t’ia arriturdhe e kemi thënë hapur, se të fitosh çdo vit nuk arrihet,nëse nuk vendos të bësh mashtrime prapa kuintave. Nekemi kërkuar të fitojmë gjithmonë në pastërti, prandaj titulli i Napolit u përshëndet nga brenda dhe jashtë Italisë, josi ai i disa skuadrave të tjera”, përfundoi presidenti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"