De Laurentis ngre stekën, ja bonusi për lojtarët e Napolit nëse kualifikohen në fazën tjetër të Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 9:18

De Laurentis ngre stekën, ja bonusi për lojtarët e Napolit nëse kualifikohen në fazën tjetër të Champions-it

Kot nuk thonë se oreksi vjen duke ngrënë dhe te Napoli duket që sivjet janë më shumë sesa të uritur. Pasi në kampionat kanë marrë arratinë dhe kanë 13 pikë avantazh kundrejt ndjekës më të afërt, Interit, duket se presidenti Aurelio de Laurentis beson se banda që ka formuar sivjet Luçiano Spaleti mund të bëjë çmendurira edhe në Ligën e Kampioneve.

Napoli-Juventus 5-1 Danilo (ANSA)-2

Madje, për të kaltrit edhe fati duket se është në anën e tyre, duke qenë se në 1/8-at e Champions-it do të ketë përballë Frankfurtin, një skuadër që nuk është se tremb shumë, pasi nuk janë as Reali i Madridit dhe as PSG-ja.

Prandaj, për të shtuar edhe më shumë euforinë në “Castelvolturno”, ka menduar ditën e djeshme De Laurentis.

Ai i ka vërë një vizitë surprizë skuadrës, teksa drekonte dhe pasi ka marrë fjalën ka ushqyer edhe një besim të madh se ky Napoli është i denjë edhe për Champions-in, aq sa një surprizë e madhe në Europë do të sillte jo pak, por gjysmë milioni euro për kokë, si bonus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"