De Jong në planet e Bajern Mynihut, ja megaoferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 21:57

De Jong në planet e Bajern Mynihut, ja megaoferta

Frenki de Jong ka kohë që është vendosur në radarët e Bajern Mynih, ndonëse kanë munguar lëvizjet konkrete. Dëmtimet e shpeshta dhe gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen katalansit, shto konkurrencën në mesfushën e Barcelonës, bëjnë që Laporta ta mendojë zhvendosjen e “tulipanit”.

de jong

Bajerni ka kohë që po e planifikon të hidhet në tregu për të gjetur futbollistin ideal me karakteristikat e numrit “6”. Ndonëse Joshua Kimish e ka pohuar në disa raste se i plotëson kriteret e këtij profili, bordi dhe trajneri Tuhel kanë mbajtur qëndrim skeptik.

Zhoao Palhlinja u pa shumë pranë rekordmenëve gjermanë në merkaton e dimrit, por çështjet burokratike bënë që operacioni të dështojë. Sipas “Bild”, Bajern Mynih është i gatshëm të depozitojë deri në 70 mln euro te Barça për De Jong.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"