“De Biazi më i mirë se Silvinjo”, Curri kujton tmerrin në Beograd: Trajneri na motivoi me një video të krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 9:29

“De Biazi më i mirë se Silvinjo”, Curri kujton tmerrin në Beograd: Trajneri na motivoi me një video të krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë

sh-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Debati Curri tha se preferon trajnerin italian Xhani De Biazi para brazilianit Silvinjo. Ai ka punuar me De Biazin gjatë kohës kur përfaqësoi kuqezinjtë dhe vazhdon të takohet me të edhe gjatë ditëve të sotme. Ai gjithashtu tregoi edhe për video motivuese që De Biazi iu vendosi para ndeshjes. Në një rrëfim special për “Gazetablic”, Curri tregoi: 

Untitled-design-5-1536x864

“Mes Silvinjos dhe De Biazit, unë e zgjedh De Biazin. Kam punuar me të, e di si punon, e njoh si njeri, si personalitet, si karakter, motivimin që e bën, e stërvitjet. Teksa me Silvinjon nuk kam punuar, por edhe s’e njoh për punën, vetëm sa kam dëgju se është i mirë taktikisht, i ndjek shumë lojtarët, motivues i mirë, po personalisht për mua është më i mirë De Biazi. 

Ndjesia ka qenë që në momentin e arritjes në aeroport. Unë personalisht e kam përjetuar luftën në Kosovë dhe e kisha idenë në njëfarë forme se me kë kishim të bëjmë. Ka qenë hera ime e parë që kam shkuar në Beograd në atë kohë.  

Kemi diskutuar shumë gjatë rrugës dhe në aeroport, sa i përket situatës, çka mund të na sjellë kjo ndeshje, rezultati, tifozët. Unë i kam paralajmëruar se kjo ndeshje mundet edhe mos të zhvillohet, se kam besuar që ka për të pasur provokimeve të mëdha, ashtu edhe doli, e pamë edhe vet si kemi arritur në aeroport, kontrolle të rrepta, pastaj në hotel dhe kur kemi arritur për stërvitje. Ditën e ndeshjes ne shkuam në stadium, kishte gjuajtje shisheve të ndryshme në autobus, ndeshja s’kishte siguri, as barriera nuk kishte.  

Frikë ka pasur se e kemi ditur që janë 30 mijë njerëz në stadium, ne ishim 20 veta. Shumica e kishin kuptuar që ne po shkojmë të luanim futboll në një vend europian, por disa e kanë ditur që do ketë luftë në një farë forme, që nuk është vetëm futboll, por është më shumë sesa futboll, që ka shumë urrejtje kundërshtari ndaj nesh, por edhe ne ndaj tyre. 

Mendoj që faktori kryesor për performancën e ekipit para ndeshjes ishte De Biazi. Në analizën para ndeshjes, trajneri De Biazi nuk është marrë fare me taktikën e lojës, ai ka punuar në motivim psikologjik të futbollistëve, e kishte përgatitur një video me momentet e luftës në Kosovë, me vujtjet që populli jonë ku fëmijët, gratë, pleqtë kanë përjetuar nga agresori serb. Ai na motivoi shumë para ndeshjes, mezi prisnim të shkonim në stadium, kaq shumë e kam pritur atë ndeshje. Në ndeshje ne ishim shumë më mirë se ata, Serbia ishte në presion, momenti kyç për përgatitjen ka qenë kjo video”. 

40-vjeçar thotë se ky ekip ka lojtarë që luajnë në skuadra të rëndësishme. Më tej Curri thekson se në kohën kur ai luante, në Kombëtare grumbulloheshin edhe lojtarë që ishin pa ekip, pra, pa asnjë minutë loje në këmbët e tyre. 

“Ky ekip i këtij viti është më i fortë se ai i 2016-s. Një ndër arsyet është që ndeshjet dhe kundërshtarët nuk i kemi pasur të lehta, por kemi marrë fitore bindëse ndaj Çekisë dhe Polonisë. Futbollistë që janë aktivizuar luajnë në skuadra shumë të rëndësishme. Për shembull Armando Broja me Ç, Asllani te Interi, Ramadani te Leçe, Gjimshiti te Atalanta kampione Europe, Kumbulla te Roma, Hysaj ka qenë te Lacio. Të gjithë futbollistët po luajnë në nivel të lartë. Në kohën kur kemi qenë ne ka pasur edhe futbollistë që kanë ardhur pa ekip. Mendoj që kjo Kombëtare është shumë më e fortë”, është shprehur Debatik Curri. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"