De Biazi analizon Interin: Shpresoj që Inzagi të hapë cikël fitues tek zikaltërit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 14:50

De Biazi analizon Interin: Shpresoj që Inzagi të hapë cikël fitues tek zikaltërit…

Ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi ka analizuar situatën e Interit duke thënë se janë një nga skuadrat më në formë të Italisë dhe Europës. Ai shpreson që Inzagi të nisë një cikël fitues dhe të vazhdojë të qëndrojë gjatë aty.

DE BIAZI

“Kundër Atletikos, Interi bëri një ndeshje të madhe dhe mund të fitonte me disa gola diferencë. Shpresoj që të kalojë turin dhe të luajë në çerekfinale. Unë e njoh Simonen sepse e kam pasur lojtar te Karpi në fillimet e karrierës së tij”, tha De Biazi.

Ai më tej zbuloi edhe disa prapaskena me lojtarët që i ka pasur në skuadër nga ata zikaltër.

“Kam stërvitur Kuadradon dhe Sançezin. Bënin lojëra pas stërvitjes dhe kiliani e driblonte gjithmonë. Kuadrado nuk ia dilte kurrë”, tregon Xhani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"