Dani Alvesh në telashe, reagon gruaja e futbollistit brazilian: Kam humbur shtyllat e jetës sime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 21:59

Dani Alvesh në telashe, reagon gruaja e futbollistit brazilian: Kam humbur shtyllat e jetës sime…

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alvesh po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj nga pikëpamja emocionale. Çështja ligjore në të cilën është përfshirë bashkëshorti ishte një goditje pas dhimbjes së ndjerë për ndarjen nga jeta te se ëmës (e ndodhur kohet e fundit)

63bddcf3038ae

Në rrjetet sociale, ajo ndau një mesazh në të cilin shpjegoi gjendjen e saj shpirtërore dhe kërkoi respekt.

“I kërkoj paparacëve që rrinë jashtë shtëpisë sime të respektojnë privatësinë time në vend që të bëjnë lajme me dhimbjen e të tjerëve. Nëna ime vdiq një javë më parë. Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime”.

dani alvesh

Çfarë rrezikon Dani Alvesh? Nga 12 muaj ose 4 vjet, deri në 12 vjet dënim me burg. Së fundmi bëhet me dije se video e regjistruar nga kamerat e vëzhgimit do të binte ndesh me deklaratën e bërë nga lojtari që ka deklaruar gjithmonë pafajësinë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"