Dani Alvesh ndërron tre herë dëshmi, pranon thuajse gjithçka pasi i tregojnë pamjet filmike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 20:22

Dani Alvesh ndërron tre herë dëshmi, pranon thuajse gjithçka pasi i tregojnë pamjet filmike

Dani Alvesh është në telashe të mëdha. Tanimë është e qartë se mbrojtësi brazilian nuk do ia hedhë pa u lagur nga historia e akuzës për përdhunim që i është ngritur në Spanjë dhe për të cilën ka përfunduar pas hekurave. Sidomos për faktin e thjeshtë se raportohet që ka ndryshuar tre herë dëshmi dhe se po bëhet gati të japë të katërtën.

92f7868d-4604-4197-bff9-3a823defa569_16-9-discover-aspect-ratio_default_0

Në momentin e denoncimit të vajzës që pretendon se e ka përdhunuar futbollisti, ai kishte deklaruar se nuk e njihte dhe nuk e kishte takuar asnjëherë. Më pas, i ndaluar nga policia dhe kur iu bë të qartë se kishte dëshmitarë, kishte pranuar se e njihte atë dhe ishte takuar në diskon në fjalë ku pretendohet se është kryer akti.

Së fundmi, pasi i është bërë e qartë se ka pamje filmike të ambienteve të brendshme të diskotekës, me kamerat e sigurisë që kanë regjistruar gjithçka edhe në zonën VIP, ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën në fjalë, por se gjithçka kishte qenë me miratimin e të dy palëve.

Gazeta katalanase “El Periodico” ka zbuluar se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë që Alvesh dhe vajza që e denoncoi kanë qëndruar për 15 minuta në “dhomën” e cila në fakt rezulton të jetë një nga tualetet. Një situatë që komplikon gjithçka për futbollistin dhe ka bërë që familja e tij t’i ndryshojë avokate, pasi mendon se e ka këshilluar gabim në këtë çështje. Tani, raportohet se Dani Alvesh është gati që të ndryshojë përsëri versionin e tij të ngjarjeve, në një histori që ka gjithnjë e më pak mundësi që të zgjidhet me fund të lumtur për futbollistin e njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"