Daku dhe Muja u larguan nga Kosova dhe zgjodhën Shqipërinë, presidenti Ademi: Nëse do mundesha do i ndalja të gjithë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 23:08

Daku dhe Muja u larguan nga Kosova dhe zgjodhën Shqipërinë, presidenti Ademi: Nëse do mundesha do i ndalja të gjithë…

 Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka komentuar kalimin e Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës nga Kosova te Shqipëria. 

agimademi

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk do t’i lejonte asnjë lojtarë të largohej, përfshirë Dakun e Mujën, por që askënd nuk do ta ndalte me zor. 

“Daku dhe Muja kanë qenë të grumbulluar me Kosovën. Madje Muja ka qenë edhe në ndeshjet e para. Daku u grumbullua edhe në kohën e Shaland. Kosovën ose e do me zemër ose s’e do. 

Daku nuk e di pse shkoi. Sigurisht për pjesën e konkurrencës u largua. Unë u dëshirova sukses. Nëse do kisha mundësi do t’i ndalja të gjithë, s’e kisha lëshuar as Dakun e as Mujën. Por, nuk i ndal me zor” – shtoi ai. 

Daku dhe Muja iu bashkuan Shqipërisë muajt e fundit, ndërsa arritën të kualifikohen në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani prej datës 15 qershor.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"