Cungu në hall, i mungojnë 4 titullarë kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 21:13

Cungu në hall, i mungojnë 4 titullarë kundër Dinamos

Laçi humbi në fushën e tij kudër Egnatias, por përveç pikëve të lëna mori edhe një goditje tjetër. Për ndeshjen e radhës me Dinamon, trajneri Armando Cungu do të ketë të paktën katër mungesa të rëndësishme titullarësh.

LACI

Tre lojtarë janë të padisponueshëm për trajnerin shkodran për shkak kartonësh dhe ata janë mbrojtësi Arlind Kurti, mesfushori Altin Kreziu dhe sulmuesi Melo. Që të tre u ndëshkuan me karton të verdhë në ndeshjen e fundit, duke plotësuar kështu numrin 4 të tyre që i skualifikon për përballjen e së shtunës me Dinamon. Mungesa tjetër e Laçit dotë jetë ajo e mbrojtësit brazilian Paulo Zhunior.

Ai la fushëne lojës pas 18 minutash lojë për shkak të një dëmtimi që duket se do ta mbajë jashtë fushavepër një kohë të gjatë. Katër mungesa sigurisht që janëshumë për kurbinasit, të cilëtkanë nevojë për pikë mbijetese në Superiore.

Laçi mbanvendin e 7-të, me pikë të barabarta me Teutën, ndërkohë qëjanë edhe 4 ndeshje deri nëfundin e kampionatit dhe rreziku për të shkuar në “play out”është i madh. Trajneri Cunguështë vënë vërtet në hall parasfidës me Dinamon në transfertë, sepse i dihet të zëvendësojë jo pak, por katër titullarë.Melo ka qenë një nga lojtarëtmë në formë të kurbinasve. Braziliani shënoi në ndeshjene fundit me Egnatian dhe mungesa e tij ndoshta do të ndihet më shumë sesa të tjerat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"