Çudira shqiptare/ Shtyhet ndeshja e Elbasanit, stadiumin e ka për të tjerët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 14:34

Çudira shqiptare/ Shtyhet ndeshja e Elbasanit, stadiumin e ka për të tjerët!

Në stadiumin “Elbasan Arena” mund të gjejë strehë cilido ekip i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, por për vetëm një klub ky impiant është i ndaluar!

egnatia elbasani

Mund të duket e çuditshme dhe deri diku absurde, por Elbasani që militon këtë sezon në Kategorinë e Dytë, e ka si mision të pamundur për të luajtur në “Elbasan Arena”.

Në kushtet kur FSHF-ja ia mohon mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve në impiantin ku ka luajtur historikisht, skuadra verdheblu është gjithnjë me shpresën që në fundjavë të ketë ndonjë stadium të lirë në qytetet afër, kryesisht në Peqin dhe Cërrik.

Mirëpo, këtë herë të gjitha fushat kanë qenë të zëna dhe ndeshja e vlefshme për javën e 10-të mes Elbasanit dhe Murlanit, është spostuar për t’u luajtur nesër në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Një situatë skandaloze dhe për më tepër në kurriz të Elbasanit, që 15 vite më parë shpallej kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"