Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë, klubit i ikin dy lojtarë për shkak të një fizioterapisti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 22:41

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë, klubit i ikin dy lojtarë për shkak të një fizioterapisti

Andre Guerra Ugarte dhe Dione Natan de Almeida largohen nga Shkumbini. Mesfushorët erdhën gjatë merkatos së verës, por ikin pa u mbyllur as një fazë. Vendimi është me konsensusin e drejtuesve të klubit.

dushaj shkumbini

Kiliani Andre kërkoi “divorcin” për arsye familjare, ndërsa pas tij është nisur drejt Brazilit edhe Dione. Për këtë të fundit historia është ndryshe. Braziliani kishte shfaqur disa probleme fizike, por mungesa e një fizioterapisti ka bërë që të marrë OK-in nga klubi për t’u larguar.

Duhet thënë se te lojtarët nuk ka pasur shumë hapësira në formacionin bazë gjatë këtij sezoni. Ata janë aktivizuar më shumë në Kupë, por nuk kanë lënë shumë gjurmë me paraqitjen e tyre. Nuk dihet me siguri koha e rikthimit të tyre në radhët e skuadrës peqinase apo do të jetë fundi i aventurës së tyre në vendin tonë. Dione më parë është aktivizuar në kampionatin e Kosovës me ekipin e Trepçës.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"