Çudira në futbollin shqiptar/ Nuk arriti ndeshjen në kohë, por futbollisti futet dhe bën dy gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2023 | 22:05

Çudira në futbollin shqiptar/ Nuk arriti ndeshjen në kohë, por futbollisti futet dhe bën dy gola (VIDEO)

Ka nisur java e 7-të e Kategorisë së Tretë. Fillimisht zbritën në fushë Çerma-Klosi, që nxorën fitues lushnjarët. Pas “thatësisë” në pjesën e parë, e dyta solli tre gola. Koçi zhbllokoi shifrat në të 55-ën, ndërsa tre minuta më vonë ishte radha e Xhavos.

adriatikuuu

Ky i fundit bëhet protagonist për golin e tretë, me asistin që i dha Prifti. Me shifrat 0-3 mbaroi gjithçka, me Lushnjën që renditet e dyta tashmë. U luajt edhe Adriatiku-Basania, që pati festival golash dhe çudira.

Skuadra nga Sukthi e nisi me 10 lojtarë lojën, pasi Adhurim Hasani u vonua në udhëtim. E megjithatë, kur u fut shënon dopietë për përmbysjen. Deri në të 90-ën u mendua se do të mbyllej barazim 3-3, por mendoi Fuçija që të vendoste në limite.

adriatiku basania

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"