Çmenduri e tifozëve, 60 mijë euro për biletën e fundit të Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 23:50

Çmenduri e tifozëve, 60 mijë euro për biletën e fundit të Arsenalit

Një biletë për ndeshjen e javës së fundit të Arsenalit kundër Uolvesit ka dalë në treg për shifrën e çmendur të 53.000 paundëve (60 mijë euro). Tifozët e “topçinjve” po ëndërrojnë të shohin ekipin e tyre të zemrës duke ngritur trofeun e Premier Ligës më 28 maj.

asdsasddsasdasd

Skuadra e Mikel Artetës ka tetë pikë më shumë se kampionët e Mançester Sitit në garën për titull, megjithëse djemtë e Pep Guardiolës kanë luajtur një ndeshje më pak. Arsenali synon të fitojë titullin e parë kampion që nga viti 2004. Dhe duke parë një entuziazëm të tillë, tifozët kanë nisur të nxjerrin biletat e tyre në shitje në treg për të sakrifikuar emocionet e një ndeshjeje të paharrueshme në këmbim të shifrave marramendëse.

Tifozët që duan të blejnë bileta të dorës së dytë aktualisht duhet të paguajnë më shumë. Dhe madje disa vende në rreshtat e poshtme kanë dalë në shitje “online” për 60 mijë euro secili. Zakonisht, bileta më e shtrenjtë që është në unazën e sipërme, por me pamje qendrore në “Emirates”, kushton 131 paund. Por tifozët kundërshtarë të Arsenalit kanë nisur që tani ironinë në rrjetet sociale. Ata ngacmojnë rivalët se do të paguajnë një pasuri të tërë për të parë ekipin e tyre të renditet në vendin e dytë në fund.

“Të paguash një shifër të tillë që shikosh Sitin duke ngritur trofeun në ekranin e madh?” Një tjetër shkruante: “Do të më pëlqente që të shitej për atë çmim dhe titullin ta fitonte Siti”. Ndërkohë që një tjetër ironizonte: “Janë shumë para për të parë ata që të mos ngrenë asgjë”. Tifozët e Arsenalit janë të zemëruar nga ana tjetër për spekulimet e tregut. Njëri shkruante në “Twitter”: “Kushdo që shet një biletë për më shumë se 50% mbi vlerën nominale duhet të gjobitet…” Një i tretë shkruante me vetëbesim: “Premier Liga do të përcaktohet përpara kësaj ndeshjeje”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"