Cikalleshi kërkon “gijotinën”: Gjërat duhet të ndryshojnë në Kombëtare, jam gati të largohem nëse duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:14

Cikalleshi kërkon “gijotinën”: Gjërat duhet të ndryshojnë në Kombëtare, jam gati të largohem nëse duhet

Sokol Cikalleshi ka qenë shumë i prerë në fjalët e tij pas ndeshjes së sotme, teksa ka kërkuar që të ndryshohet në ekipin kombëtar. Ai nuk ka bërë emra gjatë prononcimit për “SuperSport” , por ka thënë se është gati të largohet nga kuqezinjtë nëse është e nevojshme..

bandicam 2022-09-27 23-02-11-386

“Përgjegjësia është e të gjithëve dhe pavarësisht se kush luan, vazhdojmë të jemi në një moment jo. Ky gol në minutën e fundit ishte shkatërrimtar edhe për faktin në çfarë gjendje ishin. Gjërat duhet të ndryshojnë, çfarë duhet të ndryshojmë e kush. Meqë kisha shiritin mund të them që vetëm që kombëtarja të jetë ku duhet, nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë marr përgjegjësitë e mia. Se  çfarë duhet të ndryshojë e kush, këto duhen analizuar. Vetëm një ndjesë e madh për të gjithë ata tifozë e ata që na kanë parë me kombëtaren.

Ky është futbolli, normalisht ne u munduam dhe vendosëm duke lënë ekipin kundërshtar me një lojtar me pak, arritëm të shënonim. Ekipi që është ekip i fortë në momentin që shënon golin e mbyll ndeshjen, ne nuk jemi në atë lloj gjendje. Sëmundja e vjetër vazhdon, kjo rëndon më shumë, se Islanda nuk është shumë i dobët, por sot do të ishte morali më shumë. Sot jemi në moment jo të madh që duhet të marrim përgjegjësi, se kombëtarja është krenari, institucion dhe përgjegjësi e madhe.

Në momentin që nuk janë rezultate, harmonia dhe grupi nuk është aq i bashkuar sepse në momentin kur ndodhin gabimet, ka gjithmonë diçka për të korrigjuar dhe nuk mund të kesh grupin e fortë dhe bashkuar si ka qenë më parë. Kjo ndikon në rezultate drejtpërdrejt, ne jemi kombëtare e vogël, nëse kemi harmoni gjërat mund të bëhen më të kollajta. Por situata nuk është e tillë se rezultatet na kanë çuar në një pikë që gjërat të ndryshojnë.

Kapiten i parë është Berisha, i dyti është Hysaj, më parë ka qenë Abrashi i treti, por varet nga ndeshjet. Unë kisha më shumë se ai dhe më takoi mua. Nuk është problemi i kapitenit, se nuk kemi pasur probleme kaptienësh. Është te ajo që japim në fushë dhe kjo është përgjegjësia që marrim, duke filluar nga unë dhe marr përgjegjësinë, nëse gjërat duhet të ndryshojnë, vetëm për të mirën e kombëtares.

Kapiteni është lideri dhe mund të them se është Berisha, por meqë ishte i dëmtuar dhe nuk mund të ishte në fushë. Në momentin që nuk është ai, ka qenë Hysaj. Hysaj nuk mund të themi se vetëm ai ka gabuar, por në ndeshjen e fundit nga gabimi i Hysajt, por edhe sulmi që nuk shënoi, edhe Cikalleshi që nuk ka shënuar. Duhet të shohim të gjithë, se Cikalleshi nuk ka bërë golin, mesfushorët nuk mbyllën zonën. Jemi të gjithë në situatë jo, nuk mund të themi se është nga kjo. Nuk dua të them të bëj rolin e liderit, por mundohem. Nuk dua ta them përsëri lojtarët e rinj se në kombëtëare jemi të gjithë njëlloj, edhe pse çunat janë 20-21 vjeçarë e kanë nevojë për ngrohtësi. Nuk kam nevojë për shiritin dhe petkun e liderit për të ndihmuar se mua në radhë të parë më vjen kombëtarja mbi statistikat personale”, tha Cikalleshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"