Champions-i “i mallkuar”, tjetër mbrëmje makthi për Donarumën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 14:49

Champions-i “i mallkuar”, tjetër mbrëmje makthi për Donarumën

Xhanluixhi Donarumma ishte i destinuar të bëhej trashëgimtari legjitim i Xhixhi Bufon, Petër Çeh, Iker Kasijas apo Manuel Nojer sa për të përmendur disa.

3946905-80151808-2560-1440

Megjithatë, ai nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë. “Xhixho”, siç i thonë atij me përkëdheli, ka një koleksion gabimesh tipike për “muzeun e maktheve”. Më i njohuri, pa dyshim, është gabimi që çoi në përmbysjen e Realit të Madridit kundër PSG-së (3-1) në vitin 2022. Portieri u ngatërrua me topin në këmbë dhe Benzema “i vodhi portofolin”. Ajo nuk është e vetmja gafë që ai ka bërë në përpjekjen për të luajtur topin, një nga pikat e tij të dobëta si portier. Këtë sezon, pa shkuar më tej, ai bëri një gabim të ngjashëm në ndeshjen kundër Monakos në kampionatin francez në golin e barazimit të përkohshëm 1- 1. Për fat të mirë, PSG-ja përfundoi duke fituar 5-2.

Në humbjen kundër Barcelonës (2-3), në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje, ai përjetoi edhe një herë një mbrëmje për t’u harruar. Pavarësisht gjatësisë së tij prej 196 centimetrash, ishlojtari i Milanit u bë sërish i vogël, veçanërisht nga goditjet standarde. Ai gaboi në disa raste, ku më flagranti ishte ai i minutës së 77-të kur Kristensen e ndëshkoi në golin që u dha fitoren katalanasve në “Parc des Princes”. Ai gaboi edhe në golin e 0-1 të Rafinjës. Kjo është arsyeja që së bashku me Kilië Mbapenë dhe trajnerin Luis Enrike janë në bankën e të akuzuarve për humbjen e PSG-së. Shumë e ashpër ka qenë gazeta “L’Equipe”.

“Shumë mendojnë se ai po kalon sezonin e tij më të mirë në Paris… por portieri italian përsëri nuk ishte në nivelin e detyrës. Një zakon i keq kur vjen pranvera” insiston “L’Équipe”. Nuk ishte vetëm gazeta në fjalë që ka krikuar ashpër portierin e PSG-së. Edhe opinionistët nuk janë kursyer me të. “Mund të më thuash çfarë të duash, por goli i tretë, në këtë nivel, është i pashpjegueshëm”, deklaroi ish-lojtari i Barcelonë dhe i kombëtares franceze, Emanuel Peti në “RMC”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"