Champions-i dhe titull, ja plani i Inzagit për ditët e “ferrit” të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 16:12

Champions-i dhe titull, ja plani i Inzagit për ditët e “ferrit” të Interit

Tani vëmendja duhet të jetë e gjitha në kampionat. Ndeshja e kthimit në “Metropolitano” është larg 3 javë, një përjetësi në mendjen dhe idetë që ka trajneri Simone Inzagi.

inter

Nuk kërkon shpërqendrim për ndeshjen e radhës ndaj Leçes, për atë që do të rikuperohet ndaj Atalantës dhe në 2 ndeshjet e radhës në Serinë A që zikaltrit do të luajnë përpara sfidës së kthimit në Champions. Pavarësisht distancës që ka me ndjekësit, trajneri nga Piaçenca kërkon që ekipi të vazhdojë të luajë me vazhdimësi dhe të mos kushtëzohet aspak nga dueli europian.

Do të ishte një gabim i pafalshëm nëse ndalnin tani hapin, por ai beson verbërisht tek maturia e skuadrës dhe shpreson që të vazhdojnë këtë ecuri. Ka kohë për t’u fokusuar për Atletikon. Fillimisht duhet vazhduar rrugëtimi në kampionat për t’u afruar me yllin e dytë. Kjo është mënyra e duhur për të mos snobuar asnjë ndeshje, duke nisur nga ajo me Leçen. Ndonjë ndryshim në formacion do të ketë, por edhe lojtarët e stolit po japin kontributin e tyre.

180 MINUTA– Trajneri i Interit e kishte përgatitur skuadrën e tij për vështirësitë që do të kishte dueli ndaj Atletikos dhe për eksperiencën që këta të fundit kanë në Champions. Mirëpo, sido që të ishte rezultati i ndeshjes së parë, ai gjithmonë rikujtonte se kjo eliminatore është me dy ndeshje. Koncept që do ta përdorë dhe përsërisë deri më 13 mars, kur do të luhet ndeshja e kthimit ndaj Atletikos.

YLLI I DYTË- Koncepti thelbësor që Lautaro me shokë do të dëgjojnë të përdoret sa më shpesh në ditët e ardhshme do të jetë kampionati. Avantazhi i akumuluar nga ndjekësit nuk mund të jetë alibi për të mos dhënë maksimumin apo për të ulur rendimentin e skuadrës. Në lojë janë 12 pikë ndaj Leçes, Atalantës, Xhenoas dhe Bolonjës. Trajneri kërkon të marrë maksimumin për t’i dhënë një goditje finale garës për titullin kampion në Itali.gtfgfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"