Champions, Grupi F/ Real Madrid merr kreun e grupit, Lajpcig siguron kualifikimin (VIDEO)
Kanë përfunduar përballjet e fundit në grupin F.
Reali ka mundur Sëllktikun me rezultatin 5-1 duke marrë kështu vendin e parë.
Real e zhbllokoi shumë shpejt sfidën në minutën e 6’ me një penallti të realizuar nga Modric. Më pas në minutën e 21’ Rodrigo realizoi penalltinë e dytë për madrilenët. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Marko Asensio gjeti fundin e rrjetës në minutën e 51’ ndërsa pas cdo 10 minutash, u shënuan edhe golat e tjerë nga Vinicius në të 61’ dhe Valverde në të 71’. Në minutën e 84’ erdhi edhe goli i nderit për Sëlltik.
Nga ana tjetër edhe Lajpcig ka siguaruar kualifikimin për në fazën tjetër duke mposhtur Shakhtarin 4-0.
Shakhtar do të duhet të tregojë aftësitë në Europa Ligë ndërsa Sëlltik e mbyll garën në vendin e katërt.
REZULTATET LIVE:
REAL MADRID 5-1 SËLLTIK
Modriç 6′ (P), Rodrigo 21′ (P), Asensio 51′, Vinicius 61′, Valverde 71’/ Jota 84′
SHAKHTAR DONJECK 0-4 LAJPCIG
Nkunku 10′, Andre Silva 50′, Szoboszlai 62′, Dani Olmo 74′
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID-SËLLTIK
SHAKHTAR DONJECK-LAJPCIG
PANORAMASPORT.AL
