Champions dhe titull, pesë arsye pse Interi synon dopietën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 17:13

Champions dhe titull, pesë arsye pse Interi synon dopietën

Mendje, shpirt dhe këmbë. Interi ka çdo gjë për të përsëritur vetveten dhe për ta përmirësuar atë duke mbajtur të qartë objektivat e tij pa iu dashur të zgjedhë. Përsëritja e rrugëtimit të Ligës së Kampioneve?

inter

E vështirë por e mundshme. Titulli? Vendi i parë dhe rendimenti i deritanishëm e bëjnë një objektiv më se të realizueshëm. Të dyja bashkë? Mund të besojë dhe ka të paktën pesë arsye, nga sulmi te mentaliteti pse mund ta bëjë këtë.

SULMI – Makineri goli dhe ende pa kontributin e mbrojtësve. Më shumë se individualitet, zikaltrit kanë një lojë ekipore që prodhon në çdo ndeshje mundësi shënimi në seri. Fija e përbashkët që bashkon të gjitha ndeshjet është krijimi i vazhdueshëm i mundësive për shënim. Dhe Interit i mungojnë ende golat nga mbrojtësit, Pavar, Açerbi, De Vraj, Bastoni janë të gjithë lojtarë që mund ta dërgojnë topin në rrjetë. Duket se zikaltrit nuk e kanë shpalosur ende të gjithë potencialin e tyre ofensiv dhe lajm më të mirë se ky Inzagi nuk mund të merrte.

ORGANIKA -Nga Fratezi te Kuadrado, një tjetër potencial i pashprehur është që ende nuk kemi parë Interin “e thellë”. Nuk i referohemi këtu Arnautoviçit, por konkretisht Fratezit dhe Kaudrados. Mesfushori ende nuk është inkuadruar plotësisht në skuadër dhe ka gjithçka për të qenë protagonist. Nga ana tjetër, kolumbiani është mësuar të fitojë, në shtëpi ka më shumë trofe kampionatesh sesa dritare. Kuadrado është lojtari ideal për të marrë pronësinë e krahut të djathtë pa ia ulur rrezikshmërinë skuadrës kur largohet Dumfris.

MENTALITETI – Pas finales, muskujt po bien gjithmonë e më në sy. Tani është e qartë se që nga sezoni i kaluar në Ligën e Kampioneve, Interi ka fituar një forcë mendore që është në një farë mënyre befasuese. Në Përgatiti: NISLI GJINI Europë Interi luan me më shumë besim dhe e ka treguar që di të qëndrojë në lojë edhe në net të vështira si ajo ndaj Sociedadit. Interi është i pjekur dhe kjo duket në kampionat, ku asnjë nuk ka më frikë të flasë për yllin e dytë. Tek Interi e dinë që janë të fortë.

MERKATO – Interi është gati të rikthehet në merkaton e janarit edhe pse e kishte mohuar këtë më herët. Dëmtimi i Arnautoviçit i ka kufizuar mundësitë e Inzagit në sulm dhe jo më kot po lakohet emri i Mehdi Taremit si objektivi i janarit. Deri më sot nuk ka asnjë konfirmim, por historia ka treguar që Interi gjithmonë ka qenë aktiv në këtë dritare transferimesh.

AMBIENTI – Zikaltrit janë një bllok i vetëm brenda dhe jashtë Apianos, bashkë me blerjet e reja dhe tifozët që i përkrahin. Harmonia tifozëskuadër është në nivele të jashtëzakonshme, “San Siro” është gjithmonë e më shumë e tejmbushur dhe ndjenja është tejçuar edhe te blerjet e reja që e kanë pasur më të lehtë se asnjëherë përshtatjen.

Përgatiti: NISLI GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"