“Çfarë shikon, budalla?”, fraza e Mesit është gdhendur në një manastir prej 450 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 15:42

“Çfarë shikon, budalla?”, fraza e Mesit është gdhendur në një manastir prej 450 vitesh

Një ndër frazat më të përfolura të Botërorit që lamë pas ishte ajo që Lionel Mesi i drejtoi lojtarit të Holandës, Vut Veghorst. “Çfarë shikon, budalla?”, iu drejtua argjentinasi sulmuesit në përfundim të çerekfinales, por për të rikthyer sërish në vëmendje frazën që u bë virale, mjaftoi zbulimi më i fundit i ardhur nga Spanja.

0_WOUT

Sipas medias “La Vanguardia”, e njëjta frazë është e gdhendur në një manastir në provincën e Lugos në Spanjë, që ekziston që prej shekullit të gjashtë. Me rikonstruksionin e fundit të kryer mes viteve 1562 dhe 1582, ajo që është e sigurt është që fraza, e cila ndodhet në një prej kulmeve të mureve të këtij manastiri ekziston prej të paktën 450 vitesh, që prej rikonstruksionit.

Ka dy teori për mënyrën si ka përfunduar ajo frazë në muret e manastirit, e para lidhet me shakanë që personi, i cili ka bërë ndërhyrjet e fundit në rregullimin e manastirit, ka dashur t’u bëjë vizitorëve. Duke ditur që vizitorët do të ngrinin kokën për të parë tavanet e manastirit, do të shikonin këtë fjali gjatë vizitës. Teoria e dytë është ajo e shpjeguar nga murgjit.

Murgjit detyroheshin të meditonin në mënyrë të nënshtruar, duke parë tokën dhe nëse dikush do të ngrinte kokën drejt qiellit gjatë meditimit, përgjigjja ishte “Çfarë shikon budalla? Vazhdo medito me përulësi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"