“Çfarë rrugëtimi që ishte, mirupafshim Empoli!”/ Shokët e ekipit kombëtar urojnë Bajramin për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 22:22

“Çfarë rrugëtimi që ishte, mirupafshim Empoli!”/ Shokët e ekipit kombëtar urojnë Bajramin për aventurën e re

Nedim Bajrami ishte transferimi më i fundit i lojtarëve të Kombëtares shqiptare. Fantazisti kaloi nga Empoli, ku bënte pjesë prej dy vitesh e gjysmë, te Sasuolo, për shifrën e 6 milionë eurove, teksa do të bashkohet edhe me ish-trajnerin e tij te toskanët, Dionisi, dhe gjithashtu edhe sulmuesin Pinamonti.

bajrami

Sezoni i kaluar ishte fantastik për Bajramin tek Empoli, çka krijoi edhe një lidhje me këtë skuadër. Ndërkohë, dje, pas zyrtarizimit te Sasuolo, 23-vjeçari, që ka lindur në Zvicër, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Në profilin e tij në “Instagram”, ai shkruan:

“Çfarë udhëtimi i bukur. Ka qenë një nder për mua që kam përfaqësuar këto ngjyra. Faleminderit për këto vite që kemi kaluar bashkë. Mirupafshim Empoli!”, shkruan Bajrami në postimin e tij dhe bashkëngjitur edhe foton me fanellën e bluve.


URIMET E SHOKËVE- Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet e shokëve të ekipit kombëtar që kanë zgjedhur ta urojnë publikisht.

“Urime Zemra”, shkruan Etrit Berisha. Ismajli thotë: “Urime dhe shumë suksese vëllaçko”, ndërkohë edhe Berat Gjimshiti me Ylber Ramadanin e kanë uruar fantazistin për aventurën e re.

Bajrami qëndroi për dy vite e gjysmë tek Empoli duke luajtur në total 127 ndeshje dhe shënuar 22 gola dhe po aq asiste. Ai kaloi te Sasuolo në formë huazimi, por me të drejtë blerjeje duke shtuar si kusht plotësimin e një numri ndeshjesh deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"