“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë të ngrejë trofeun e Europa League si kapiten”, Duka bën dedikimin special për Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 23:40

“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë të ngrejë trofeun e Europa League si kapiten”, Duka bën dedikimin special për Gjimshitin

Berat Gjimshiti do e mbajë mend gjatë mbrëmjen e sotme, teksa me shiritin e kapitenit ngriti në qiellin e Dublinit, trofeun e parë Europian për Atalantën, duke u futur kështu në historinë e klubit zikaltër. 

Duka tribune

Pjesmarrës në tribunën VIP për të ndjekur triumfin 3-0 që Atalanta arriti ndaj Bajern Leverkusen, ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që pas përfundimit të sfidës, i dedikoi një status special kapitenit të Kombëtares duke shkruar:  

“Çfarë krenarie kur sheh kapitenin tonë, Berat Gjimshitin, të triumfojë në UEFA Europa League dhe ta çojë lart trofeun edhe si kapiten i Atalantës!  

Urime Berat, urime Atalanta! Një sezon fantastik, që uroj të vazhdojë edhe me Kombëtaren në Europian!” 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"