Çështja gjyqësore për parregullsitë e Juventusit, gjykata merr vendimin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 20:51

Çështja gjyqësore për parregullsitë e Juventusit, gjykata merr vendimin e parë

Gjykata e Torinos ka pritur sot çështjen e bilanceve financiare të Juventusit dhe dyshimeve për manipulim në dëm të konsumatorëve, si shoqëria e kuptuar në burse. Sot, bardhezinjtë dhe përfaqësuesit e Prokurorisë që kanë përpiluar dokumentacionin e çështjes “Prisma”, janë paraqitur para gjykatës, për të diskutuar procedimin penal ndaj tyre.

juventus

Pas shqyrtimit të materialeve të para, si dhe të kërkesës së personave të tretë që janë deklaruar palë civile, ekziston një kërkesë në gjykatë që të shpallën përgjegjës për shkelje klubi i Juventusit dhe kompania e auditimit “Ernst & Young”, për t’i dënuar për manipulimin e bilanceve financiare në dëm të publikut.

Por në fund, gjykatësi që po trajton çështjen, Marko Piko, ka vendosur që të shtyjë seancën për në datën 10 maj, në mënyrë që të gjitha palët të kenë mundësinë të shqyrtojnë dokumentacionet e paraqitura sot dhe të përgatitin çështjen e tyre. Një nga kërkesat për të cilën gjykata duhet të vendosë, është edhe zhvendosja e çështjes në Milano apo Rome, dy vendet ku ka selinë bursa italiane, pasi ajo vlerësohet si “vendi i krimit” të kryer nga Juventusi. Bardhezinjtë kërkojnë që nga Gjykata e Torinos, çështja të zhvendoset në Gjykatën e Milanos apo Romës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"