Ceremonia e 100-vjetorit të Flamurtarit, Barcelona poston në rrjetet sociale për festën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 18:02

Ceremonia e 100-vjetorit të Flamurtarit, Barcelona poston në rrjetet sociale për festën kuqezi

Klubi i Flamurtarit ka festuar këtë fundjavë 100-vjetorin e krijimit të tij, me ceremoni që u zhvilluan në qytetin e Vlorës dhe me një ndeshje përkujtimore mes legjendave të kuqezinjve e jo vetëm. Të ftuar special ishin edhe dy ish-futbollistë të Barcelonës.

flamurtari

Esteban Vigo Benitez dhe Salvador Garcia, u ftuan nga Vasil Ruci që të merrnin pjesë në këtë aktivitet për 100-vjetorin dhe ata pranuan me kënaqësi, duke u kthyer pas më shusë e tre dekadash në Vlorë ku kishin luajtur si kundërshtarë me fanellën e katalanasve.

Pjesëmarrja e tyre ka bërë që edhe vetë klubi katalanas të kujtojë ceremoninë e Flamurtarit me një postim në Twitter.

“Ish-futbollistët Esteban Vigo Benitez dhe Salvador Garcia, përfaqësuan Barcelonën në njëqindvjetorin e Flamurtarit, klubit shqiptar i cili u përball dy herë me Barcelonën mes viteve 1986 dhe 1987”, shkruante klubi katalanas në postimin në Twitter nga profili që ka krijuar për aktivitetet e ish-futbollistëve të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"